Skip to content

Webmail — cilin përdor unë?

Webmail-i që përdor varet nga lloji i shërbimit që ke blerë. Paneli të çon gjithmonë te i duhuri — te faqja e shërbimit, butoni “Hap Webmail”.

Shërbimi ytWebmail-i ytKu menaxhohen adresat
Hosting cPanelwebmail-i i cPanel-itte cPanel → Email Accounts
Hosting Pleskwebmail-i i Plesk-ut (webmail.domaini-yt.com)te Plesk → Mail
Hosting te platforma jonë (përfshi AI/WordPress)webmail.wandup.comte paneli → Control Panel → Email
Email Premium (wandup.email)webmail.wandup.emailte paneli → Email Premium

Si hyn

  1. Shko te webmail-i i shërbimit tënd (tabela më lart) ose kliko “Hap Webmail” te paneli.
  2. Hyr me adresën e plotë (emri@domaini-yt.com) dhe fjalëkalimin e kutisë — jo fjalëkalimin e panelit.
  3. Lexo, dërgo dhe organizo mesazhet nga shfletuesi.

Pyetje të shpeshta

Pse s’hyj dot te webmail.wandup.com me adresën time? Sepse ajo adresë i përket një hostimi cPanel ose Plesk — posta jote menaxhohet nga paneli i tyre dhe ka webmail-in e vet. Kliko “Hap Webmail” te faqja e shërbimit.

A mund të kem Email Premium edhe pa hosting te ju? Po. Email Premium është produkt më vete dhe nuk varet nga hostimi — ka webmail-in e vet me kalendar, kontakte dhe kuota më të mëdha.

E harrova fjalëkalimin e kutisë. Te paneli: hosting yni → Control Panel → Email → ikona e çelësit; cPanel/Plesk → te paneli i tyre, seksioni Email.