Skip to content

Lidhe me Outlook, iPhone, Android

Adresa jote funksionon me çdo program email-i (Outlook, Mail i iPhone-it, Gmail te Android, Thunderbird), jo vetëm me webmail-in.

Vlerat që të duhen

I gjen gjithnjë te paneli: Control Panel → Email → Cilësimet e lidhjes. Janë të njëjtat për të gjitha programet:

ÇfarëVlera
Serveri hyrës (IMAP)hostname-i i serverit tënd mail · porti 993 · SSL/TLS
Serveri dalës (SMTP)i njëjti hostname · porti 587 · STARTTLS (ose 465 me SSL/TLS)
Përdoruesiadresa e plotë, p.sh. info@shembulli.com (jo vetëm info)
Fjalëkalimiai i llogarisë email (jo ai i panelit)

Outlook (Windows / Microsoft 365)

  1. File → Add Account → shkruaj adresën e plotë.
  2. Kliko Advanced options → zgjidh “Let me set up my account manually”Next.
  3. Zgjidh IMAP.
  4. Vendos vlerat e tabelës më sipër (hyrës 993/SSL, dalës 587/STARTTLS).
  5. Shkruaj fjalëkalimin → Connect.

Nëse Outlook-u ankohet për certifikatën ose “nuk lidhet dot”, kontrollo që te dalës ke zgjedhur STARTTLS për portin 587 (jo “None” dhe jo “SSL”).

iPhone / iPad

  1. Settings → Apps → Mail → Mail Accounts → Add Account.
  2. Zgjidh OtherAdd Mail Account.
  3. Shkruaj emrin, adresën e plotë, fjalëkalimin → Next.
  4. Zgjidh skedën IMAP dhe plotëso Incoming (993) dhe Outgoing (587) me të njëjtin hostname, përdorues dhe fjalëkalim.

Android (aplikacioni Gmail)

  1. Gmail → menu → Settings → Add account → Other.
  2. Shkruaj adresën e plotë → Manual setupPersonal (IMAP).
  3. Fjalëkalimi → serveri hyrës (993, SSL/TLS) → serveri dalës (587, STARTTLS).

Thunderbird

Account Settings → Account Actions → Add Mail Account → shkruaj adresën → Configure manually → IMAP me vlerat e tabelës.

Nuk lidhet? Kontrollo me radhë

  1. Përdoruesi = adresa e plotë (gabimi më i shpeshtë).
  2. Fjalëkalimi — ndryshoje nga paneli (Control Panel → Email → ikona e çelësit) dhe provo sërish.
  3. Portat — 993 hyrës, 587 dalës. Disa rrjete (hotel, punë) i bllokojnë; provo me internetin e telefonit.
  4. Nëse mesazhet nuk mbërrijnë, shih Deliverability.