Skip to content

Porosit një server Cloud

Server Cloud (VPS) është një server virtual i dedikuar për ty — me CPU, RAM, disk dhe IP të vetat — që e porosit online dhe e kontrollon plotësisht nga paneli, pa dalë nga HostPrive.

Çfarë merr

  • Server virtual me specifika të dedikuara (tip serveri, p.sh. cx22).
  • IPv4 + IPv6 publike.
  • Fjalëkalim root (i ruajtur i enkriptuar; e zbardh vetëm ti).
  • Sistem operativ sipas zgjedhjes (imazhet e lejuara nga plani).
  • Opsion backup automatik (kur e lejon plani).

Hapat

  1. Zgjidh një plan te kategoria Server Cloud (VPS) (te faqja kryesore ose te Shop brenda panelit).
  2. Zgjidh imazhin e OS, lokacionin e datacentrit dhe (opsionale) backup-et, pastaj jep një emër për serverin.
  3. Krijohet një porosi dhe bën pagesën.
  4. Serveri provizionohet automatikisht; brenda pak minutash merr IPv4/IPv6 dhe fjalëkalimin root, gati te Menaxho serverin.